Sport
Tifozët këndojnë ”Messi, Messi”, Ronaldo i kundërpërgjigjet me gol dhe kualifikim në Euro 2020

Iberikët mposhtën Luksemburgun me rezultat 0-2 për ta prerë biletën finale për Euro 2020.
Bruno Fernandes (39′) dhe Cristiano Ronaldo (86′) shënuan në fitoren e skuadrës së Santos, shkruan lajmi.net.
Ylli portugez gjatë gjithë kohës ishte në presion të madh, pasi tifozët vendas këndonin emrin e rivalit të tij kryesor Leo Messit – mirëpo 34-vjeçari iu kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë.
99 international goal for Cristiano Ronaldo and what a way to score. Unbelievable technique, one of the best goals he’s ever scored.
pic.twitter.com/brRymhu9bv— Cristiano Stuff (@CristianoStuff_) November 17, 2019
Nga grupi ku bën pjesë Portugali, me vend të parë siguroi plasmanin në Evropian edhe Ukraina.
Ndërkohë Serbia edhe zyrtarisht është jashtë Euro 2020. /Lajmi.net/






















