Sport
Tifogrupet kosovare bëhen BASHKË për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik

Tifogrupet kosovare edhe njëherë kanë treguar unitetin e madh që kanë kur bëhet fjalë për ndonjë tragjedi kombëtare.
“Plisat”, “Ujqit”, “Arpagjikët”, “Intelektualët”, “Torcida”, ”Skifterat”, ”Pampurat”, “Vreshtarët”, ”Shqiponjat e Zeza”, ”Ujqit”, ”Forca”, ”Xhebrailat” e të tjera kanë njoftuar se po mbledhin gjërat elementare në qytetet e tyre përkatëse nga njerëz dashamirë në mënyrë që t’i dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Bilanci i viktimave deri tani ka shkuar në 21 të vdekur, ndërsa rreth 600 janë duke marrë trajtime në spitalet respektive në Shqipëri.
Kosova përveç ndihmave materiale dhe ekonomike, ka dërguar edhe Forcat e Armatosura të Kosovës që kanë arritur të shpëtojnë disa persona që kishin mbetur nën gërmadha falë pajisjeve të veçanta. /Lajmi.net/





















