Sport
‘Thyhet’ Inter, Vidal nuk është në shitje

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Arturo Vidal nuk është në shitje për merkaton e janarit, përkundër interesimit nga skuadra e Inter, transmeton lajmi.net.
Sezoni nuk nisi mirë për Vidal, dhe mendohej se lojtari do të largohet nga ‘Camp Nou’ qysh në merkaton e dimrit.
Inter është një nga skuadrat që ka ndjekur me vëmendje situatën e kilianit, madje për ta bindur lojtarin për nënshkrimin ka punuar edhe Antonio Conte.
Duke parë se minutazhi i Vidal po rritet gjithnjë e më shumë, Vidal tashmë është në një pozitë të mirë në ‘Camp Nou’.
Ai ka shënuar katër gola në La Liga këtë edicion dhe ka filluar të shihet si pjesë e rëndësishme nga Ernesto Valverde. /Lajmi.net/






















