Connect with us

Lajme

“Të gjithë shqiptarët janë në ankth”, Çako jep shifrat: 20 vetë gjenden nën rrënoja

Publikuar

Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako në një intervistë për emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se tërmeti që ra në Durrës, ishte me pasoja shkatërrimtare.

Çako dha edhe shifra. Ai tha se zyrtarisht 30 qytetarë kanë ndërruar jetë, ndërsa 20 të tjerë janë nën rrënoja.

“Sikurse dihet se të gjithë shqiptarët janë në ankth që mëngjesit të djeshëm për shkak të një tërmeti të fuqishëm. Kemi kaluar disa tërmete këtë vit, për fat të keq të vendit tonë. Për fat të mirë, më parë nuk kemi pasur humbje të jetë të njerëzve. Kemi disa objekte të rrënuara totalisht dhe kemi 30 qytetarë që kanë humbur jetën. Nga këta 14 janë humbur jetën në Durrës, 15 në Thumanë dhe 1 në Kurbin. Sa kemi informacion, së paku 20 vetë janë nën rrënoja. Grupet e kërkim –shpëtimit janë të kualifikuar dhe ato çdo veprim e kryejnë në kushtet e bindjes se personi është ende gjallë. Në këto kushte, të shpresojmë sadopak”, tha Çako.

Në lidhje me ndërtimet e vjetra, Haki Çako u shpreh se qeveria ka nxjerrë një ligj për të shpallur se cilat ndërtime janë të banueshme e cilat të pabanueshme.

“Dëmet janë të konsiderueshme dhe ndaj u shpall Gjendja e Jashtëzakonshme. Strukturat tona kanë qenë në këmbë që në orët e para të tërmetit. Mund të them me bindje të plotë se të gjitha strukturat e Emergjencave Civile në vend janë në një operim shumë korrekt. Nuk ka fakte ose një akt në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile që një pallat është i pabanueshëm. Kuptohet se pallatet bëheshin me punë vullnetare dhe lënë për të dëshiruar. Pas këtij tërmeti me pasoja të rënda, del e domosdoshme për të parë se cilat struktura nuk janë më të pabanueshme dhe ndaj kemi nxjerrë ligj për të klasifikuar nëse një objekt ose godinë është e banueshme ose jo”, deklaroi Çako./BW/

Maqedoni1 hour ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri2 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme3 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni4 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni4 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri4 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme5 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme6 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni7 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota7 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme7 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni7 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK