Kosovë
Sulm i armatosur në Gjilan, dyshohet se cak ishin truprojat e reperit Fero

Një sulm i armatosur ka ndodhur mbrëmë në
qytetin e Gjilanit.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Dardania” të këtij qyteti ndërsa janë përfshirë disa persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi i cili ka deklaruar se ky sulm ka ndodhur për motive të ulëta dhe banale.
“Policia ka arrestuar gjashtë persona lidhur
me këtë rast i cili ka ndodhur për motive të ulëta e banale”, ka thënë Azizi për
Gazetën Sinjali.
Raportohet se në këtë sulm kanë qenë të përfshirë truprojat e reperit Fero. Dyshohet se personi i ashtuquajtur Lila ka shtënë në drejtim të vëllezërve Shqiprim dhe Shpresim Xheladinit, të cilët kujdesen për sigurinë personale të reperit kosovar./Gazeta Sinjali/
























