Connect with us

Sport

Suarez flet për Griezmann: T’i bashkohesh Barcelonës është e vështirë për secilin

Publikuar

Griezmann i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro në merkaton e verës, por francezi akoma nuk po justifikon të hollat e shpenzuara për të.

Ish anëtari i Atletico Madrid duket sikur nuk po arrin të kuptohet me Lionel Messi, duke hasur kështu në vështirësi që të kap lojën e Barcës.

Lidhur me telashet e Griezmann ka folur edhe Luis Suarez, i cili ka thënë se për të gjithë është e vështirë në fillim kur i bashkohen Barcelonës.

“Sigurisht, nuk është e lehtë për një lojtar që të fillojë tek Barcelona. Por, është e domosdoshme që të kuptojmë se ai nuk po luan në pozitën ku është mësuar dhe se ai është njëri nga ata që po provon të adaptohet me atë që po i kërkon Ernesto Valverde. E kam bërë edhe unë, sikur Philippe Coutinho, Neymar e Dembele” ka thënë Suarez, transmeton lajmi.net.

“Secili lojtar që arrin tek Barcelona ka vështirësi në muajt e parë dhe ndeshjet e para… njerëzit shikojnë tek ti me detaje për shkak të asaj që Barcelona nënkupton, por ai ka vetëbesim sepse ka mbështetjen tonë për të luajtur futbollin e tij më të mirë” ka shtuar uruguaiani.

Griezmann arriti të gjente golin në mesjavë, në ndeshjen kundër Borussia Dortmund, në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK