Connect with us

Lajme

Studentët rikthehen në protestë në dhjetor

Publikuar

Studentët në Shqipëri do të nisin sërish protestat në dhjetor dhe tashmë ka edhe një datë.

Është “Lëvizja për Universitetin” e cila njofton se më 4 dhjetor ora 11.00 studentët do të dalin sërish në shesh përpara ministrisë së Arsimit. Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, studentët do të protestojnë sërish për plotësimin e kërkesave të tyre.

“ME MIJËRA NË PROTESTË! Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë: KUNDËR, Ligjit të arsimit të lartë, Financimit të universiteteve private me paratë tona, Abuzimit me të drejtat e studentëve PËR Arsim cilësor, Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, Përgjysmimin e të gjitha tarifave, Votë të barabartë studentë-pedagogë, Kushte dinjitoze studimi dhe jetese, Perspektivë punësimi profesional. NE DO TË FITOJMË! BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!”- thuhet në njoftim, shkruan Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK