Sport
Stërvitja e fundit e Kosovës nëpërmjet fotografive

Në seancën e fundit kanë stërvitur të gjithë futbollistët që përzgjedhësi Challandes i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020, me përjashtim të Vedat Muriqit, i cili tashmë është kthyer në Turqi, për shkak të lëndimit.
Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft optimiste dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme.
Nga afër stërvitjen e djemve dardanë e kanë ndjekur edhe krerët e FFK-së.
Disa fotografi nga stërvitja e fundit e Kosovës mund t’i shikoni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/






















