Lajme
Spasovski: Të mos spekulojmë për arratisjen e Spasovit, hetimi le ta konfirmojë përgjegjësinë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me spekulimet se në arratisjen e ish nëpunësit janë përzier edhe disa nëpunës policor, theksoi se ka spekulime të ndryshme dhe se policia nuk guxon që vendimet e tij t’i themelojë në nivel të spekulimeve.
Theksoi se dje përfundimisht Prokuroria Publike në Shtip hapi hetim që të shihet se kush është përfshirë në atë proces.
“Nëse ka përgjegjësi, nëse tregohet se ka ndëshkim do të ndikojmë në mënyrë parandaluese për të gjitha ngjarjet e ardhshme. Sistemi duhet të fillojë të funksionojë nëse duam të kemi shtet juridik, në të cilin do të besojnë qytetarët, atë duhet ta bëjnë jo vetëm një, por të gjitha institucionet, të gjithë së bashku të punojmë për t’i kënaqur interesat e qytetarëve”, tha Spasovski, i cili sot e vizitoi stacionin policor të renovuar në Vallandovë.
Ish nëpunësi Spasov është dënuar me dënim me burg prej 14 vjet për vrasjen e Martin Neshkovski, ndërsa e cila ndodhi natën pas festimit të VMRO-DPMNE-së pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Dënimin me burg e vuan nga viti 2011, ndërsa në ndërprerje është nga viti i kaluar për shkak të problemeve shëndetësore. Ai duhej të paraqitet në Burgun “Idrizovë” më 18 tetor. Spasov nga e hëna e kaluar është kërkuar në territorin e shtetit, por prejse organet hetuese nuk e gjetën dhe nuk kishin njohuri për të, nga e martja e kaluar mbrëmë pasdite MPB shpalli urdhërarrest ndërkombëtar pas tij.

















