Sport
Skandali i ”Goal.com”, e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

Faqja e njohur ndërkombëtare e cila merret me lajme të futbollit ”Goal.com”, e ka vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.
Në një hartë ku shihen të gjitha shtetet e konfirmuara që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian 2020 deri më tani, shteti dardan gjendet si pjesë e Serbisë, shkruan lajmi.net.

Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2018, por gjithsesi dikush fatkeqësisht ende nuk ka informacion për këtë ose mund të jetë e qëllimshme.
Megjithë komentet nga tifozët shqiptarë, ”Goal.com” ende nuk ka marrë iniciativë ndryshimin e hartës edhe pas tetë orëve nga postimi. /Lajmi.net/





















