Connect with us

Lajme

Shqiptari nga Maqedonia sjell batanije në Thumanë, banorët mbajnë radhë

Publikuar

Në kampin e ngritur në Thumanë për strehimin e banorëve të mbetur jashtë për shkak të dëmtimit të banesave nga tërmeti ka nevoja të mëdha për batanije, ushqime e veshëmbathje.

Po shkojmë drejt dimrit, me temperatura të ulëta dhe me shi.

Kjo video dëshmon më së miri situatën e vështirë në të cilën janë këta banorë.

Ata kanë zënë radhë para një makine private të ardhur nga Maqedonia e Veriut për të marrë batanije.

Dhuruesi është një shqiptar nga Maqedonia, i cili ka zgjedhur të kontribuojë personalisht.

NA NDIQ NË FACEBOOK