Connect with us

Lajme

Shqiptari i dënuar me 18 vite burgim ekstradohet nga Greqia

Publikuar

Një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është ekstraduar nga Greqia.

Bëhet fjalë 55 vjeçarin Kudret Shametaj, ekstradimi i të cilit u realizuar nga agjentët e Interpol Tirana.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas e ka vrarë me armë zjarri shtetasin A.M, shkruan Top-Channel përcjellë Klan Kosova.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

NA NDIQ NË FACEBOOK