Connect with us

Lajme

“Shpërthen rrjeti”, zbulohet zëvendësministria e Ramës dhe ambasadori i përfshirë në skandalin seksual?

Publikuar

Para pak ditësh Presidenti Ilir Meta ka shpallur “Non grata” ambasadorin “Bernd Borchardt”. Po atë ditë Nikoll Lesi publikoji një artikull ku shkruante se Meta shumë shpejt do të shpallte “non-grata” një tjetër ambasador pasi dispononte një video seksuale me një zyrtare të lartë të PS-së.

Burime të rezervuara tregojnë se përveç ambasadorit të OSBE, Bochardt, i cili u shpall person non grata në Republikën e Shqipërisë prej Presidentit Meta, mësohet se edhe një ambasador tjetër është në listë. Akoma dosja e tij nuk është plotësuar, por janë gjetur fatura, regjistruar biseda që janë jashtë statusit të tij diplomatik si dhe flitet se zotërohet dhe një video seksi me një zyrtare të lartë të Rilindjes.Emri i ambasadorit pritet të bëhet publik në momentin e duhur“, shkruhet në Koha Jonë.

Kur kanë kaluar 3 ditë të gjithë kanë filluar që të flasin se për kë zyrtare të lartë bëhet fjalë.

Faqja e njohur në “Facebook” “Lolita” ka publikuar një foto të ambasadorit Soreca dhe zv/ministres së Brendshme, Romina Ruko duke ngritur shumë pikëpyetje se është pikërisht kjo “dyshja” që flet Nikoll Lesi.

Më pas “Lolita” ka publikuar një status ku shkruan  “A ka ndonjë babi të vetmuar të lozim ambasadorash?”

Statusi nuk mbyllet këtu pasi i vendos pikën duke hedhur një video të emisionit Opinion e cila daton më 11 tetor 2018 ku gazetari Shkullaku i drejtohet Rukos duke i thënë: Kur të shkep Rilindja nuk dënohesh në këtë vend.

A është thua kjo dyshja e shumëpërfolur?

Teksa Lesi shkroi në artikullin e fundit:

“Ambasadori i BE dhe zv/ministrja e brendshme takime pune për policinë”, ka hedhur disa aludime mbi personat që mund të fshihen pas këtij skandali diplomatik.

“Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit, luftë e cila duket se ka suksese sidomos në pajisjen e policisë me infrastrukturë moderne. Një pjesë e pajisjeve për policinë ka ardhur edhe falë punës së ambasadorit Soreca.

Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme, ndryshe nga parardhësja e tij, Vlahutin e cila vizitonte me shumë ministrinë e Transportëve të asaj kohe, duke qenë pasionante për infrastrukturën moderne”

    

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK