Connect with us

Lajme

Shkarkimi i Agim Kajmakut, reagon Rama në Twitter

Publikuar

Mbi vendimin e trupës së KQZ-së për mbarimin e mandatit të (tashmë) ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar sërish kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë herë, përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan:

“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje?Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Ju kujtojmë se reagimi i parë i kryeministrit erdhi disa minuta më parë, ku u shpreh se “institucionet janë institucione”.