Kosovë
Shefat që mbeten jashtë Kuvendit

Legjislatura e fundit e Kuvendit të Kosovës kishte gjashtë shefa të grupeve parlamentare (të partive shqiptare).
Ata ishin: Avdullah Hoti (LDK), Glauk Konjufca (VV), Memli Krasniqi (PDK), Ahmeti Isufi (AAK), Bilall Sherifi (NISMA) e Dardan Sejdiu (PSD).
Të njejtit, janë kandiduar nga partitë përkatëse për postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Nga më të zeshmit në legjislaturën e kaluar ka qenë Ahmeti Isfufi i AAK-së, por sipas rezultateve të publikuara nga mediat së fundmi ai nuk ka siguruar votat të bëhet deputet sërish.
Votat nuk i ka siguruar as Bilall Sherifi kryetar i grupit parlamentar të NISMA-s Socialdemokrate.
Edhe nëse NISMA e kalon pragun, Sherifi nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.
Jashtë Kuvendit ka mbetur edhe Dardan Sejdiu, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Por jo veç ai, por jashtë Parlamentit ka mbetur e gjithë partia e tij, pasi asnjë deputet i kësaj partie nuk ka arritur të bëhet deputet.
Kurse votat për t’u bërë deputet i kanë siguruar ish-kryetarët e grupeve parlamentare të partive tjera: Avdullah Hoti i LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së e Memli Krasniqi i PDK-së.
Mbetet të shihet nëse këta të fundit do të zgjidhen nga partitë e tyre sërish ta ushtrojnë pozitën e shefit të deputetëve.






















