Connect with us

Kosovë

ShBA trondit Shqipërinë: Agjentët tanë kanë zbuluar korrupsion në policinë tuaj

Publikuar

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se agjentët e saj kanë zbuluar disa raste korrupsioni në policinë e Shqipërisë.

Përmes një video-mesazhi, ambasada tha se “çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”.

“Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”.

Pranë ambasadës është e vendosur DSS që po heton krimet me pasaportat dhe vizat. Gjatë hetimeve, në rrjetin e amerikanëve kanë rënë zyrtarë të policisë dhe të aeroportit të Rinasit.

NA NDIQ NË FACEBOOK