Kosovë
Sharon i vetëquajturi hoxhë: Nuk ekziston djalli….

I vetëquajturi hoxhë nga qyteti i Pejës, Drilon Gashi ka qenë i ftuar në emisionin nKosovë Show.
I njohur si një ndër personalitet më kontravers të kohëve të fundit, ai është rrëfyer për suspendimin që ia bëri BIK-u duke e larguar këta të fundit nga posti i imamit që kishte shërbyer në Xhaminë e Vitomericës në Pejë.
Ai ndër të tjerash ka dhënë disa ligjerime skandaloze duke thënë se djalli (dreqi) nuk ekziston. Duke u treguar edhe më skandaloz i veëtquajturi hoxhë tha se nuk ka botë të përtejme e as xhenet e as xhehnem, trasnmeton Zyrtare.net
“Edhe nëse ka aty mund të hyjë secili që nuk bën punë të liga dhe ai i cili nuk ka njohuri për rregullat që ka zbritur Zoti në Tokë me anë Kuranit, Bibles etj”, ka thënë ai.
Ndryshe nuk është hera e parë që i vetëquajturi hoxhë del me ligjerime skandaloze në opinion.
Ndiqeni rrëfimin e tij skandaloz në KosovëShow


















