Lajme
Lëkundjet e reja në Shqipëri u ndien edhe në Kosovë

Një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë u regjistrua në orën 15:45 të pasdites së sotme në Shqipëro.
Lëkundjet ishin të forta dhe zgjatën disa sekonda.
Tërmeti ka bërë që për momentin grupet e shpëtimit të ndërpresin punën pasi i tremben shembjes së ndërtesave të dëmtuara nga lëkundja e djeshme.
Shqipëria është duke përjetuar një stuhi tërmetesh. Më i forti ishte me forcë 6.4 i shkallës Richter që ka shkaktuar 27 viktima dhe qindra të lënduar deri më tani.





















