Connect with us

Lajme

Sela “thumbon” Artan Grubin për rolin e tij më 27 Prill / Grubi e ofendon dhe shan rëndë

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë intervistës së mbrëmshme në Kanal 5 ka folur për aktualitetin politik, por edhe për rolin e partisë së tij pas zgjedhjeve të 11 Dhjetorit të vitit 2016 dhe për ngjarjet e 27 Prillit, ku kreu i ASH-së e pësoi më rëndë nga sulmi i huliganëve. Në një moment të emisionit, Sela ka bërë të ditur se sipas informacioneve që ai i ka, ka dyshime se ka qënë deputeti i BDI-së, Artan Grubi ai që ua ka treguar vendin sulmuesve se ku gjendet Ziadin Sela.

“Me 27 prill kishte shqiptarë , respektivisht parti politike që mezi prisnin të bëjnë koalicion dhe të bëhen pjesë e pushtetit me VMRO-DPMNE-në”. Janë të njëjtit që i rrinin dhe vazhdojnë ti rrijnë në krahë të djathtë z Ali Ahmeti, duke aluduar në deputetin Grubi për të cilin ka edhe videomateriale ku përqafohet me djalin e Sasho Mijalkovit dhe sigurisht se ka të dhëna se Artan Grubi ka informuar se ku ndodhet Sela në ngjarjen e 27 prillit”, pat deklaruar mbëmë kreu i Aleancës, Ziadin Sela.

Nuk ka mundur të qëndrojë pa reaguar deputeti i BDI-së, Artan Grubi, i cili ka lëshuar një sërër ofendimesh dhe fjalë të rëda në rrjetin social Facebook.

“Ka rrëshqit Menduhi i vogël, gjynah, mos ia zeni për të madhe, kërkon famë duke shpif dhe mendon se duke e arsyetuar ikjen e tij qyqare mund të përfiton diçka të imtë me gënjeshtra dhe trillime, mjerim”, shkrun Grubi, duke ia shtuar kësaj edhe sharjen e shumpërdorur nga tashmë i famshmi “Gjyshi Toni – Talati” e që është “Idi vezhbaj p…. ti m… r”. Gjithsesi për sharjen e fundit, Grubi ishte bërë pishman më vonë dhe të njëjtën e ka fshirë./in7.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK