Lajme
Sejdini, Ademi e Duka bëhen bashkë, do të ndërtojnë tri shtëpi

Katastrofa natyrore që tronditi Shqipërinë ditën djeshme ka bërë që të solidarizohen të gjithë me viktimat e tragjedisë dhe të prekurit tjerë.
E treshja e futbollit, gjegjësisht krerët e federatave të futbollit të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë do marrin përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara, për të zbutur sadopak dëmin ndaj familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore, transmeton Zyrtare.
Ndërkohë gjithashtu në ndër të viktimave nga termeti, 5 ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të kampionatit vendor nisën me një minutë heshtje.





















