Connect with us

Sport

Schweinsteiger rrit spekulimet për kalimin e Mourinho tek Bayern – tregon detaje interesante

Publikuar

Bordi drejtues i Bayern Munich ka vendosur mbrëmë që të shkarkohet trajneri Niko Kovac, pas rezultateve jo bindëse.

Pas shkarkimit të trajnerit kroat, dilema kryesore mbetet se kush do të jetë njeriu që do të marrë drejtimin e bavarezëve.

‘Bild’ më herët ka shkruar për mundësinë që Massimiliano Allegri të emërohet trajner, por deklaratat e Schweinsteiger fusin në lojë edhe Mourinhon.

“Mund ta imagjinoj Mourinhon në Gjermani. Më kujtohet se ai gjithmonë më pyeste për Bayernin dhe Bundesligan. Gjatë ndeshjeve në udhëtim, kishte gjithmonë Bundesliga në TV” ka thënë Schweini, transmeton lajmi.net.

“Ai dinte secilin lojtar, edhe nga skuadrat e vogla. Ai gjithashtu po mëson gjermanisht” ka shtuar ish mesfushori.

Mourinho nuk ka drejtuar kurrë një skuadër në Gjermani. Mbetet të shihet nëse Bayern do të jetë e para. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK