Connect with us

Tech & Auto

Sa njerëz janë të lidhur në internet?

Published

on

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se 4.1 miliardë njerëz në botë janë të lidhur në internet.

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) – agjenci e OKB-së – tha në raportin e publikuar të martën se shifra paraqet 5.3 për qind rritje nga viti 2018.

Përqindja më e lartë e përdoruesve të internetit është në Evropë, me 82.5 për qind, ndërsa më e ulta në Afrikë, me 28.2 për qind, thuhet në raport.

Sipas të njëjtit, 3.6 miliardë njerëz mbeten jashtë internetit dhe shumica e tyre jetojnë në vende më pak të zhvilluara, ku “një mesatare prej 2 nga 10 njerëz është online”.

Raporti thotë se shkalla e grave që përdorin internetin në të gjithë botën është 48 për qind, krahasuar me 58 për qind të burrave.

“Derisa hendeku digjital gjinor është duke u zvogëluar në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura dhe Evropë, ai po rritet në Afrikë, shtetet arabe dhe rajonin e Azi-Paqësorit”, thuhet në raport.

Doreen Bogdan-Martin, drejtore e Byrosë së ITU-së për Zhvillimin e Telekomunikacionit, tha se qeveritë duhet të përqendrohen në hapa “drejt zhvillimit të aftësive digjitale, veçanërisht në botën në zhvillim”.

“Edhe aty ku ekziston lidhja në internet, ne duhet të jemi më kreativë në adresimin e çështjeve kritike, si: përballimi i shërbimeve, kostoja e aparateve, mungesa e aftësive digjitale dhe analfabetizmi, për të aftësuar më shumë njerëz, e veçanërisht gra”, shtoi ajo.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement
Lajme2 mins ago

Ambasada amerikane: SHBA e përkushtuar që të ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor

Lajme21 mins ago

Kryeparlamentari Xhaferi me rastin e Ditës botërore të fëmijëve: Ju jeni përgjegjësia jonë!

Lajme21 mins ago

Kryeparlamentari Xhaferi me rastin e Ditës botërore të fëmijëve: Ju jeni përgjegjësia jonë!

Lajme32 mins ago

Në Manastir, akademi shkencore për 111-vjetorin e Alfabetit Shqip

Lajme45 mins ago

Droga në banane, 14 vjet burgim për Arbër Çekajn

Lajme1 hour ago

Gjuha e urrejtjes në shkollat e mesme, Nuhiu: Janë ngritur 16 kallëzime penale

Sport1 hour ago

Stadiumi Kombëtar në Bërnicë apo Korreticë, sqarim nga MKRS

Shëndetësi1 hour ago

SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut Bujar Gashi

Lajme2 hours ago

Refuzohet kërkesa e Kamçevit për pasaportë të re

Lajme2 hours ago

Fushatë për hedhjen e drejtë të mbetjes së vëllimshme në komunën e Karposhit

Lajme3 hours ago

Miqësia me Redjan Rrahjen/ Pasi prokuroria i ktheu telefonin, Kejvina Kthella shpërthen në rrjet: Poshtërsi m*ti

Lajme3 hours ago

Ilir Meta takohet me Sali Berishën

Shëndetësi3 hours ago

Ugandë, tërhiqen nga përdorimi mbi 1 milionë perzervativë – kishin vrima ose rrezikonin të shpërthenin

Lajme3 hours ago

Ja emrat e gjykatësve që sollën vendimin për ta liruar nga paraburgimi Janevën

Lajme3 hours ago

“Hëngri vetëm një mollë para se të dilte në ring”, Rozana Radi detaje tronditëse për kampionin shqiptar të boksit që rrëfeu mjerimin

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com