Kulturë
“Rrugës për Shqipëri”/ Capital T sjell kamionin me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti

Reperi Capital T ditën e djeshme hapi dyert e shtëpisë për familjet e prekura nga tërmeti. Me anë të një statusi në Instagram të shoqëruar me një mesazh nga reperi ai iu ka bërë thirrje të gjtihëve atyre që kanë mundësi të ndihmojnë shqiptarët që u prekën nga kjo fatkeqësi natyrore dhe atyre që humbën të dashurit e tyre.
Mirëpo, reperi nuk e ka lënë me kaq! Vetëm pak më parë ai ka njoftuar se ka mbushur një kamion plot me ndihma, të cilat përfshijnë rroba e ushqime dhe është nisur drejt Shqipërisë.
Capital T do t’i vijë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti, të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë për këto bamirësi.
“RRUGES PER SHQIPERI ????”- shkruan reperi krahas fotove./ CNA.al





















