Sport
Robertson nuk kursen lëvdatat për Mane: 2019-a ka qenë viti i tij

Mane dhe Robertson ishin heronjtë e Liverpool mbrëmë, në fitoren kundër Aston Villa.
Ishte fillimisht Robbo që shënoi golin e barazimit, para se Mane të shënonte golin e minutave të fundit për fitoren e mundimshme.
Pas golit të senegalezit, mbrojtësi nga Skocia nuk kurseu lëvdatat për të, duke ardhur në përfundim se 2019-a ishte viti i Mane.
“Sadio ka qenë i shkëlyer që kur unë erdha këtu, por në 2019, mendoj se ishte viti i tij” ka thënë Robertson, transmeton lajmi.net.
“Ai ka ngritur nivelin. Ai ndau ‘Këpucën e Artë’ sezonin e kaluar dhe ai është duke fluturuar këtë sezon” shtoi mbrojtësi i majtë.
Kujtojmë se Mane është i nominuar në 30-tën e fundit për ‘Topin e Artë’ këtë vit. /Lajmi.net/


















