Connect with us

Lajme

Reshjet shkaktojnë probleme në qarkullim në rrugët e Kukësit dhe Tropojës

Publikuar

Në verilindje të Shqipërisë reshjet e shiut nuk kanë pushuar thuajse gjatë 24 orëve të fundit.

Intensiteti i tyre ka sjellë probleme në disa akse rrugore. Shkarje gurësh e inerte të shumta ka patur në rrugën Kukës- Shishtavec, kryesisht në segmentin me problematik nga Ura e Zapodit deri në Topojan.

Shkarje gurësh e inerte ka patur edhe në rrugët Bajram Curri -Valbonë, Bajram Curri- Lekbibaj. Qarkullimi i mjeteve është bërë me vështirësi duke përdorur një korsi në segmente të caktuara. Mjetet e kompanive sipërmarrëse dhe të bashkive kanë punuar për largimin e inerteve, duke rivendosur qarkullimin për mjetet dhe udhëtarët. /abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK