Connect with us

Lajme

Refuzohet kërkesa e Kamçevit për pasaportë të re

Publikuar

me

Gjykata Penale nuk i dha pasaportë të përkohshme biznesmenit Orce Kamçev. Gjykata në fjalë solli vendim pasi prokurorja Lile Stefanovska dha mendim negativ dhe vendosi që biznesmeni të mos merr pasaportë të përkohshme për të udhëtuar jashtë shtetit. Kamçev është i dyshuar në rastin “Imperia”. Ndërsa gjatë procedurës hetimore me vendim të ish shefes së Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, mori pasaportë të përkohshme në kohëzgjatje prej 6 muajve.

Afati i pasaportës së përkohshme Kamçevit i skadoi para 10 ditëve, pas çka edhe zyrtarisht ka kërkuar pasaportë të re për udhëtime në Turqi dhe Zvicër.
Pasi u morr vesh se Stefanova nuk jep dritë jeshile që ai të merr pasaportë, Kamçev ngriti padi penale kundër saj, Katica Janevës dhe djalit të saj Llazar.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT