Connect with us

Sport

Real Madrid hap fals kundër Betis, nuk shfrytëzon gabimin e Barcelonës

Publikuar

‘Los Blancos’ nuk arritën fitore as në ndeshjen e 10-të të kampionatit spanjoll, duke luajtur baras me Real Betis.

Rezultati final i takimit ishte 0:0, me skuadrat që nuk konkretizuan rastet e tyre, shkruan lajmi.net.

Gjatë ndeshjes ishte një moment “i dyshimtë”, kur Benzema kërkoi penallti nga gjyqtari i takimit, por sipas këtij të fundit, gjithçka ishte në rregull.

Me këtë barazim, Real Madrid qëndron në pozitën e dytë edhe pas këtij vikendi, me 21 pikë të grumbulluara, një më pak se liderët e Barcelonës.

Real Betis në anën tjetër mban pozitën 16, me 12 pikë tashmë të grumbulluara. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK