Sport
Real Madrid 0:0 Real Betis – notat e lojtarëve, ‘Topi i Artë’ nuk dallohet nga të tjerët

Skuadra e Zinedine Zidane ka shfaqur edhe një herë mungesën e konsistencës, duke luajtur 0:0 me Real Betis, shkruan lajmi.net.
Ndonëse u dëmtua nga VAR për mos akordimin e një penalltie, ‘Los Blancos’ nuk bëri shumë për fitoren.
Madrilenët patën mundësitë e tyre, por ato nuk u konkretizuan, për të bërë që nga kjo xhiro të dalin me vetëm një pikë.
Në këtë ndeshje nuk u dallua shumë ‘Topi i Artë’, Luka Modric, i cili është vlerësuar me notën 7.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/























