Connect with us

Shëndetësi

Rastet kur përdorimi i shafranit të Indisë është i ndaluar

Published

on

Nëse vuani nga gurët në tëmth, turmeriku mund të shkaktojë dhimbje. Turmeriku është një agjent kolicistokinetik, që do të thotë se e lehtëson pompimin e tëmthit, për të mos akumuluar papastërtitë. Studimet me ultratinguj (eko), kanë treguar se çerek luge çaji me turmerik, shkakton kontraktime të tëmthit, duke nxjerrë jashtë gjysmën e përmbajtjes së tij. Në këtë mënyrë, ndihmon në parandalimin e formimit të gurëve të tëmthit. Po çfarë ndodh nëse në tëmth ekziston një gur që ju bllokon kanalet biliare? Kontraktimi që ndodh pas konsumimit të turmerikut, shkakton dhimbje. Megjithatë, për të tjerët, konsumimi i turmerikut ndikon në reduktimin dhe rrezikun e formimit të këtyre gurëve në tëmth dhe së fundmi në uljen e rrezikut të kancerit të tëmthit.

Megjithatë, konsumimi i tepërt i turmerikut mund të rrisë rrezikun e gurëve në veshka. Turmeriku është i pasur në oksalate të tretshme, të cilat mund të lidhen me kalciumin dhe të krijojnë formën më të zakonshme të gurëve në veshka. Këto oksalate janë përgjegjëse për më shumë se 75 për qind të rasteve me gurë në veshka. Ata që kanë tendencë formimin e gurëve në veshka, duhet ta kufizojnë konsumimin e oksalatit dietik në jo më shumë se 50 mg në ditë. Kjo do të thotë që të mos konsumojnë më shumë se 1 lugë çaji me turmerik në ditë. (Meqë ra fjala, turmeriku konsiderohet si i sigurt gjatë shtatzënisë, por pilulat e kurkumës jo.)

Rekomandimi im ditor prej një çerek luge çaji turmerik në ditë duhet t’i shtohet çfarëdo bime aromatike apo erëze tjetër (pa kripë) që ju pëlqeni. Edhe pse nga turmeriku kemi përfitime unike, arsyeja pse doza ditore inkurajon konsumimin e bimëve aromatike dhe erëzave në përgjithësi është sepse ka prova që edhe prej tyre përfitimet shëndetësore janë të shumta. Unë kam folur për rolin e shafranit, për shembull, në trajtimin e alzhajmerit (kapitulli 3) dhe depresionit (kapitulli 12). Erëzat e bëjnë ushqimin jo vetëm më të shijshëm, por edhe e përmirësojnë atë, shkruan living.al. Unë ju këshilloj që të keni një vend të veçantë në bufenë tuaj të mbushur me erëza dhe ta bëni zakon përdorimin e tyre për ta bërë sa më të shijshëm ushqimin.

Më poshtë do të gjeni një analizë më të detajuar të disa prej bimëve aromatike dhe erëzave, për të cilat ekzistojnë më shumë të dhëna shkencore. Do të përshkruaj disa nga studimet më interesante që ilustrojnë përfitimet e këtyre nxitësve të shijes dhe do të shpjegoj disa nga mënyrat më të thjeshta për t’i integruar ato në ushqimet tuaja.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement
Lajme20 mins ago

Ambasada amerikane: SHBA e përkushtuar që të ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor

Lajme40 mins ago

Kryeparlamentari Xhaferi me rastin e Ditës botërore të fëmijëve: Ju jeni përgjegjësia jonë!

Lajme40 mins ago

Kryeparlamentari Xhaferi me rastin e Ditës botërore të fëmijëve: Ju jeni përgjegjësia jonë!

Lajme51 mins ago

Në Manastir, akademi shkencore për 111-vjetorin e Alfabetit Shqip

Lajme1 hour ago

Droga në banane, 14 vjet burgim për Arbër Çekajn

Lajme1 hour ago

Gjuha e urrejtjes në shkollat e mesme, Nuhiu: Janë ngritur 16 kallëzime penale

Sport1 hour ago

Stadiumi Kombëtar në Bërnicë apo Korreticë, sqarim nga MKRS

Shëndetësi1 hour ago

SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut Bujar Gashi

Lajme2 hours ago

Refuzohet kërkesa e Kamçevit për pasaportë të re

Lajme3 hours ago

Fushatë për hedhjen e drejtë të mbetjes së vëllimshme në komunën e Karposhit

Lajme3 hours ago

Miqësia me Redjan Rrahjen/ Pasi prokuroria i ktheu telefonin, Kejvina Kthella shpërthen në rrjet: Poshtërsi m*ti

Lajme3 hours ago

Ilir Meta takohet me Sali Berishën

Shëndetësi3 hours ago

Ugandë, tërhiqen nga përdorimi mbi 1 milionë perzervativë – kishin vrima ose rrezikonin të shpërthenin

Lajme3 hours ago

Ja emrat e gjykatësve që sollën vendimin për ta liruar nga paraburgimi Janevën

Lajme3 hours ago

“Hëngri vetëm një mollë para se të dilte në ring”, Rozana Radi detaje tronditëse për kampionin shqiptar të boksit që rrëfeu mjerimin

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com