Connect with us

Sport

Rashica optimist: Ne Çeki vetëm për fitore

Publikuar

Lojtari i Werder Bremen është shprehur shumë optimist për ndeshje në Plzen dhe ka thënë se do hynë vetëm për fitore.

“Kemi me hi me fitu ndeshjen, ka me qenë diçka e jashtëzakonshme për neve ajo ndeshje”, tha ai.

Ylli vushtrrias ndër të tjera ka treguar edhe pikën e fortë të Kombëtares së Kosovës.

“Grupi është pika jonë më e fortë, kjo na ka pru deri këtu, pasi secili mundën me shënu dhe si grup ne jemi të fortë”, shtoi ai duke aluduar në mungesën e Muriqit.

Ndryshe, Kosova luan të enjten me Çekinë nga ora 20:45. /Lajmi.net/