Connect with us

Lajme

Rama: Ushtarët e FSK-së rrezikuan më tepër se që iu lejohet për t’i ndihmuar bashkëkombësit (VIDEO)

Publikuar

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë të ditur se në disa momente, ushtarët e FSK-së kanë rrezikuar më tepër se që iu lejohet për t’i ndihmuar viktimat e prekura nga tërmetet në Shqipëri.

Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Rama ka thënë se ndjehet krenar që është komandant i atyre djemve dhe vajzave për punën që kanë bërë në Shqipëri.

“Misioni i këtyre njësiteve është shpëtimi i jetëve. Asnjë ushtar nuk guxon të dalë jashtë procedurave standarde operative. Dëshira mund të ekzistojë, por mundësinë mund të jenë të ndryshme”.

“Në momente të caktuara unë i shoh ushtarët që rrezikojnë më tepër që është e lejuar, por kjo është sakrificë individuale për të shpëtuar jetë”.

“Mirëpo janë disa procedura që ne duhet t’i respektojnë sepse është në të mirë të ushtarëve. Nuk është qëllimi që ne të humbim më shumë. Ne kemi humbur diçka dhe ideja është që edhe ai që vepron të jetë i sigurt”.

“Bashkë me presidentin Thaçi kam qenë në vendngjarje, dhe nga ato që kam dëgjuar unë sinqerisht e kam ndjerë vetën shumë krenar dhe jam i privilegjuar që jam komandant i atyre djemve dhe vajzave për punën që kanë bërë”.

“Raportimet e para që kemi pasur në momentin që kemi shkuar në vendngjarje është se ka dëme të mëdha dhe se ka viktima që ndodhen nën gërmadha”.

“Pjesëtarët tonë kanë arritur që dy viktima t’i nxjerrin të gjallë. Një e kemi nxjerrë të gjallë dhe pastaj ai ka ndërruar jetë në spital”. Ne kemi kujdes të veçantë për ata njerëz dhe ata ushtarë që i kemi në njësi”.

“Unë kam thënë disa herë që dëshira ime më e vogël është që t’i aktivizoj njësitë e kërkim shpëtimit sepse duhet të kemi kujdes të veçantë – ata mund të kenë edhe trauma në të ardhmen për shkak të kufomave që i gjejnë në vendin e ngjarjes”.

klankosova.tv

Lajme16 minutes ago

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

Maqedoni2 hours ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri2 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme3 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni4 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni4 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri5 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme6 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme6 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni7 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota8 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme8 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

NA NDIQ NË FACEBOOK