Lajme
Rama thotë se Kosova nuk është dashur të vet-përjashtohet nga Samiti i Ohrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova nuk është dashur të vet-përjashtohet nga Samiti i Ohrit.
Ai kështu ka thënë gjatë një konference për media, pas mbajtjes së këtij samiti, duke theksuar se nuk e ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
“Bashkëpunimi rajonal me vendet e rajonit – përfshirë Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën të cilat nuk e njohin Kosovën nuk do të thotë se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë dhe as unë nuk e kam ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet të njohë Kosovën”.
“Moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye që Kosova të vet-përjashtohet dhe nuk është arsyeja që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat shtetërore që kalojnë përmes bashkëpunimit dhe jo përmes vet-përjashtimit dhe izolimit”.
“Heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një mini-Schengen sepse kjo mua nuk më konvenon. Ne mund ta quajmë Western-Ballkan Schengen që do të thotë se të gjithë qytetarët e këtij rajoni kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe pa pasur pengesat absurde që kanë sot dhe që kthehen në kosto”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Thaçi tregon arsyet e refuzimit të pjesëmarrjes në Samitin e Ohrit
klankosova.tv





















