Lajme
Rama: Për 2-3 ditë mbaron historia e çadrave, të gjithë akomodohen në hotel

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu bëri një lidhje live në “Open” në Top Channel ku intervistoi kryeministrin Edi Rama.
Rama u ka thënë banorëve të Thumanës që nga nesër do të akomodohen në hotele.
“U thashë miqve të mi që nga nesër do të shkoni në hotele të cilët janë më të mirët e vendit. Kjo historia e çadrave do të mbyllet nesër. Për 2-3 ditë s’do të kemi asnjë çadër”.
Kryeministri shqiptar u tregua i ashpër me gazetarët që shpallin lajme të rreme.
“Kjo është një zgjidhje ideale, ku askujt nuk i shkoi menda se kjo mund të bëhej në Shqipëri. Më shkoi mendja mua, na shkoi mendja neve dhe këta thjesht duhet të presin”, tha Rama.



















