Connect with us

Lajme

Rama i përgjigjet komentuesit për taksën e Rrugës së Kombit: “Po akuzoni pa pikën e turpit”

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka replikuar në llogarinë e tij në Facebook me një qytetar i cili ka kërkuar heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Qytetari i cili duket se është nga Kosova, i është drejtuar Ramës duke i thënë: “Heke taksën o Edi se boll ki bo lek, mos u mundo me fatkeqësi të pasurohesh, ne jemi një gjak”.

Kryeministri shqiptar ka reaguar menjëherë duke i thënë se duhet ardhur trup nga akuza të tilla.

“Ta shash tjetrin dhe ta akuzosh e ta denigrosh, kur thjesht është duke bërë me mish e me shpirt punën e vet, që mund ta kritikosh sa të duash, nuk është as njerëzore, as shqiptare. Dhe ta marrjesh vesh ti dhe kategoria jote e “derrave të knaqun” siç i quante Migjeni, unë nuk kam futur kurrë dorën në xhepin e askujt dhe jo më të jem pasuruar me hajni e me poshtërsi”, ka thënë Rama ndër të tjera, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë i keni edhe komentin e plotë të qytetarit dhe kundërpërgjigjen e Edi Ramës:

 

NA NDIQ NË FACEBOOK