Connect with us

Lajme

Rama: Gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se është gënjeshtër ajo që po raportohet se po u kërkohet kosovarëve taksë për kalimin e automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri.

Ai tha se taksa nuk është vendosur si pengesë po se “është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale”.

Rama gjithashtu ka thënë se ndjehet pak sa i dëshpëruar me kritikat që po vijnë në drejtim të tij duke e etiketuar si tradhtar dhe njeri që po bashkëpunon me Serbinë.

Sipas tij aj nuk është tradhtar as kur mbron idenë për Shëngenin Rajonal, pasi sipas tij “ai është një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit”. tim



NA NDIQ NË FACEBOOK