Sport
Pse Dembele nuk u përfshi në skuadër për ndeshjen ndaj Levante?

Vikendi do të sjell një duel interesant për skuadrën katalane, e cila luan duelin me skuadrën nga jugu i Spanjës, Levante.
Për këtë ndeshje, në mesin e lojtarëve të ftuar nuk ka qenë edhe Ousmane Dembele, i cili tashmë numëron tri ndeshje i paftuar.
‘AS’ ka tentuar që ta përshkruajë mungesën e fundi të Dembele vetëm si vendim personal të trajnerit, transmeton lajmi.net.
Lojtari francez ka munguar edhe dy ndeshjet e kaluara si dënim që kishte ofenduar gjyqtarin, kurse ky i treti duket se erdhi si mësim shtesë nga trajneri.
Para se të publikohej lista, dukej sikur Levante do të jetë sfida që do t’i jap mundësinë francezit që të tregonte aftësitë e tij. /Lajmi.net/






















