Lajme
Prurje të reja nga komuna e Likovës tek BESA, Kasami jep lajmin (FOTO)

“Në prag të 5 vjetorit të themelimit të Lëvizjes BESA, sot në Lëvizje mirëpritëm qytetarë nga Komuna e Likovës që i’u bashkangjiten vizionit dhe misionit të Lëvizjes BESA dhe nga sonte vazhdojmë edhe më fuqishëm rrugëtimin tonë.
Të zhgënjyer nga politikat e dështuara të kësaj qeverie, ata vendosën të bëhen pjesë e familjes së madhe të Lëvizjes BESA.” Kjo ka qenë porosi e kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në profilin e tij në facebook.
Ai ka thënë se dita ditës po shtohen radhët e kësaj partie, pasi që ka interesim të madh për të ndjekur rrugëtimin e tyre.
“Me Besë, Koha për veprim”, ka nënvizuar Kasami, transmeton INA.
Gepostet von Bilall Kasami am Donnerstag, 21. November 2019
















