Sport
Premtimi i Hadërgjonajt: Do të japim gjithçka për t’iu bërë të lumtur

‘Dardanët’ të enjten janë mysafirë të Çekisë në Plzen, në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Euro 2020.
Në prag të kësaj ndeshje, Florent Hadërgjonaj është deklaruar qartë për synimet.
Djaloshi nga Vokshi i Deçanit, ka premtuar se do të jep gjithçka për t’i bërë të lumtur tifozët e Kosovës, duke bërë të qartë se synim kanë vetëm fitoren.
“Gati për ndeshjen vendimtare. Do të japim gjithçka që të ju bëjmë të lumtur”, ka shkruar Hadërgjonaj./Lajmi.net/





















