Kosovë
Politologu Ramadani: Vjosa Osmani Kali i Trojes në shërbim të strategjisë së Albin Kurtit

Politologu, Shkodran Ramadani ka shkruar në profilin e tij në Facebook se strategjia e Albin Kurtit ka qenë e dyfishtë qysh nga letra që ia kishte shkruajtur Isa Mustafës para zgjedhjeve, shkruan Periskopi.
Ramadani ka thënë se përçarjet brenda LDK’së, Albin Kurti po i përkthen në favor të të tij.
“Kurti po eksploaton mire percarjet brenda LDK-se dhe po i perkthen ne favor te vetin dhe po e ben organizaten e tij me kompakte. Duket se eshte gjithnje eshte nje hap para LDK-se”, ka shkruar Ramadani.
Sipas Ramadanit, Vjosa Osmani po e luan rolin e Kalit të Trojes dhe po i shërben Kurtit.
“Vjosa nderkohe po e luan rolin e Kalit te Trojes dhe po i sherben mire strategjise se Kurtit. Sepse po e sheh ate si mundesi dhe ndihme per t’u bere figura kryesore ne LDK”, shkruan ai,
Shkrimi i tij i plotë:
Strategjia e Kurtit, qysh nga letra qe ia kishte shkruajtur Isa Mustafes pak dite para zgjedhjeve, ka qene e dyfishte:
Homogjenizimi i brendshem i partise se tij, ku diferencat ne VV shkrihen komplet ne figuren e liderit;
Dhe
Heterogjenizimi i LDK-se, permes te cilit ai thekson diferencat ekzistuese ne LDK dhe i forcon ato per te prodhuar ferkime e tensione mes gardes se vjeter dhe te re.
Kurti po eksploaton mire percarjet brenda LDK-se dhe po i perkthen ne favor te vetin dhe po e ben organizaten e tij me kompakte. Duket se eshte gjithnje eshte nje hap para LDK-se.
Vjosa nderkohe po e luan rolin e Kalit te Trojes dhe po i sherben mire strategjise se Kurtit. Sepse po e sheh ate si mundesi dhe ndihme per t’u bere figura kryesore ne LDK.
Kurti po e con LDK-ne ne zgrip te dezintegrimit. Ky skenar nuk eshte ende real, por duke e polarizuar LDK-ne brenda saj, ai ia zvogelon kapacitetin politik kesaj partie, e shtyn ne trend negativ dhe ia pamundeson rritjen.



















