Connect with us

Lajme

“Plisat” nuk kthehen vetëm në Prishtinë, marrin me vete 30 banorë të Durrësit

Publikuar

Grupi i tifozëve “Plisat” njofton se dita e parë e aksionit për ndihmë në Shqipëri përfundoi me sukses.

Ata kanë arritur të furnizojnë 250 familje me gjërat elementare si veshëmbathje, ushqim, higjienë, batanije dhe barna, njofton Klan Kosova.

Por kjo nuk ishte e vetmja.

Ata nuk u kthyen vetëm në Prishtinë, por me vete morën edhe30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë.

“Tashmë morrëm rrugën për Prishtinë. Rrugës nuk po kthehemi të vetëm. Bashkë me ne i morrëm 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar në Prishtinë”, shkruan grupi.

Aksioni i tyre do të vazhdojë edhe nesër, ndërkaq mbarë Kosova po i mbanë sytë kah Shqipëria.