Sport
Plisat arrijnë në Durrës, ndihmojnë 250 familje

Plisat kanë zbarkuar afër stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës, aty ku janë ngritur kampet për të ndihmuar familjet e pastrehë pas tragjedisë që ndodhi në Shqipëri, raporton lajmi.net.
Siç kanë raportuar ata, 250 familje janë ndihmuar me gjëra të ndryshme ku përfshijnë barna, batanije, qumësht, ushqim dhe veshëmbathje.
Kjo ishte vetëm iniciativa e parë e tyre, pasi qysh gjatë orëve në vazhdim pritet të ketë nisje të tjera nga kryqyteti.
Ndryshe, pothuajse të gjitha qytetet kanë filluar mobilizimin për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. /Lajmi.net/





















