Connect with us

Uncategorized

Plasin demostratat/ Vriten tre persona

Publikuar

Prej disa ditësh në Irak kanë plasur demostratat dhe sëfundmi janë shënuar edhe tre viktima.

Gjithashtu raportohet se janë plagosur edhe 27 persona të tjerë.

Në jug të vendit forcat e sigurisë rihapën hyrjen për në portin kryesor të Irakut, atë të Umm Qasr-it, të cilin protestuesit e mbanin të bllokuar prej ditës së hënë. Por porti nuk ka nisur ende të funksionojë normalisht.

Të paktën 329 vetë janë vrarë që nga fillimi i trazirave në fillim të muajit tetor në Bagdad dhe në jug të Irakut. Këto konsiderohen si demonstratat më të mëdha që nga rënia e Saddam Hussein në vitin 2003. Protestuesit kërkojnë largimin e asaj që e quajnë një klasë politike të korruptuar e që i shërben fuqive të huaja ndërsa shumë irakenë jetojnë në varfëri, pa punë, kujdes shëndetësor apo arsim.

Kleriku kryesor mysliman shiit i Irakut Ayatollah i Madh al-Sistani, bëri thirrje të premten që politikanët të nxitojnë për të reformuar ligjin zgjedhor pasi sipas tij kjo do të ishte e vetmja mënyra për t’i dhënë zgjidhje trazirave të dhunshme disa javore.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK