Connect with us

Kosovë

Plagoset një person në Parkun e Gërmisë

Publikuar

Një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit gjatë pasditës së djeshme në Parkun e Germisë, shkruan Periskopi.

Këtë lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh.

“Është raportuar për plagosje të një personi mashkull K/Shqiptar me armë në Parkun e Gërmisë. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar  dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK