Connect with us

Sport

Pirlo zbulon një detaj interesant nga karriera e tij – ishte afër transferimit tek Roma

Publikuar

Pirlo ka zbuluar se ishte shumë afër që të transferohej tek skuadra e Romës, para se të kalonte tek Juventus.

Gjithçka kishte ndodhur në vitin 2011, kur Pirlo kishte vendosur të largohej nga Milan.

“Para se të shkoja tek Juventus, isha afër kalimit tek Roma” ka thënë lojtari për ‘Radio Radio’, transmeton lajmi.net.

“Kishte disa kontakte” shtoi Pirlo, tashmë i pensionuar.

Mesfushori legjendar kishte regjistruar më pas më shumë se 160 paraqitje me ‘Zonjën e vjetër’, duke fituar katër herë radhazi titullin e kampionit në Serie A. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK