Kulturë
Pësoi atak kardiak/ Zbulohet gjendja shëndetësore e Muharrem Ahmetit

Rreth një muaj më parë, këngëtari shqiptar i muzikës tallava dhe tepër i pëlqyer nga publiku, Muharrem Ahmeti pësoi atak kardiak dhe ky lajm bëri bujë në mediat rozë.
Por së fundmi një nga miqtë e tij më të ngushtë i cili publikoi një foto të këngëtarit ku shfaqet në spital, i shtrirë në krevat dhe i mbuluar me aparatura të ndryshme, ka reaguar përsëri duke zbuluar gjëndjen e tij shëndetësore.
Mesa duket gjendja e tij tashmë është e normalizuar dhe këngëtari i është rikthyer muzikës.
Muharremi ka njoftuar personalisht përmes një postimi në Instagram se ka risjellë në një tjetër version këngën e famshme të Elvana Gjatës, ‘Tavolina e Mërzisë’./CNA.al






















