Connect with us

Kosovë

Pesë punëtorë lëndohen tek 44 katëshja në Prishtinë

Publikuar

Pesë punëtorë të ndërtimit janë lënduar  sa ishin duke kryer punime në ndërtesën e njohur si 44-shja në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Robert Doll’ në orën 10:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se ne rrugën Robert Doll ne Prishtine, derisa kane qene duke punuar në një ndërtesë, janë lënduar 5 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësitet policore ne koordinim me institucionet përkatëse”, ka  thënë zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK