Lajme
Përplaset avioni me 17 pasagjerë, deri më tani shënohen të paktën 27 viktima

Të paktën 27 njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan pasagjerësh është përplasur me disa shtëpi në qytetin Goma në Republikën Demokratike lindore të Kongos, thonë zyrtarët vendas.
Avioni i vogël ra menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i qytetit të Dielën në mëngjes. Shkaku i përplasjes është ende i paqartë.
Avioni transportonte 17 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, thonë zyrtarët.
Nëntë persona nga viktimat bëhet me dije se i përkasin të njëjtës familje.
















