Connect with us

Lajme

Pendarovski: “Mini-Shengeni” duhet të përfshijë edhe Kosovën

Publikuar

më

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski beson se nisma e njohur si “Mini-Shengeni Ballkanik” duhet të përfshijë edhe shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Ai kështu deklaroi në një konferencë për media pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Kur u pyet se nëse e sheh Kosovën pjesë të “Shengenit të vogël”, Pendarovski u përgjigj se kjo nismë aktualisht ka një strukturë të dobët.

“Ai nuk përfshin të gjashtë shtetet dhe duke thënë ‘shtete’ nuk dua të ndërhyj në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, por mendoj se duhet të gjendet një zgjidhje që Bosnja dhe Hercegovina dhe të tjerët të bashkohen me iniciativën gjithashtu. Kjo është mënyra e vetme që do të kemi përfitime, pa paragjykuar çështjen e statusit të Kosovës. Ajo që do të vendosin Beogradi dhe Prishtina varet prej tyre”, tha ai duke shtuar se iniciativa nuk është zëvendësuese për anëtarësimin në BE.

Ai tha se ai dhe Vuçiq kishin rënë dakord që marrëdhëniet bilaterale midis vendeve të tyre ishin të shkëlqyera dhe pa polemika.

Ndërkaq, presidenti serb tha se kush nuk e kupton “Mini-Shengenin” nuk e kupton politikën
“Kushdo që nuk e kupton iniciativën ekonomike për të formuar një “Mini-Shengen” jo vetëm që nuk e kupton politikën, por nuk e kupton edhe se si duhet të duket e ardhmja e fëmijëve të tyre”.

Lajme59 minutes ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni2 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri2 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme3 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri5 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme6 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni7 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri8 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme9 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni10 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri10 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK