Lajme
Pas votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, reagon Ambasada e Amerikës

Pas votimit në Parlament të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera shkruan se “votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. “- njofton Top Channel përcjellë Klan Kosova.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë:
| Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.



















