Connect with us

Kosovë

Pas tërmetit në Shqipëri, Qeveria e Kosovës mblidhet me urgjencë

Publikuar

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas tërmetit në Republikën e Shqipërisë.

Mbledhja do të mbahet në ora 13:00.

Situata në Shqipëri është mjaft e rëndë. Mediat raportojnë se si pasojë e tërmetit që ndodh mëngjesin e hershëm të së martës, 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 300 të tjerë janë lënduar. Dëmet materiale ndërkohë janë të mëdha./Periskopi/